Lidhje

Sadam Huseini në grevë urie?! Ushtria amerikane i hedh poshtë zërat - 2004-12-13


Ushtria amerikane konfirmoi se disa nga të burgosurit më të njohur irakianë nuk po pranojë të hanë, por hodhi poshtë njoftimin se Sadam Huseini është njëri prej tyre.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se Sadam Huseini kishte ngrënë të djelën, një ditë para përvjetorit të parë të kapjes së tij.

Zëdhënësi tha se disa të burgosur të tjerë nuk kanë pranuar të hanë, por pranojnë lëngje.

Zëdhënësi i bëri këto komente pasi një avokat i ish-zëvendës kryeministrit irakian, Tarik Aziz, tha se Sadam Huseini dhe 11 figura të tjera të larta të burgosura u hodhën të premtën në grevë urie në shenjë proteste kundër arrestimit të tyre.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha se një marins amerikan u vra të djelën gjatë operacioneve në provincën Anbar, në perëndim të Bagdatit. Në një incident tjetër, një ushtar amerikan vdiq të djelën nga plagët që mori të shtunën nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. //az//

XS
SM
MD
LG