Lidhje

Zyrtarët amerikanë përgënjeshtrojnë njoftimet se Saddami është në grevë urie - 2004-12-12


Ushtria amerikane hodhi poshtë një njoftim se Sadam Huseini ka hyrë në grevë urie, duke thënë se ish-udhëheqësi irakian ka ngrënë të dielën në burg.

Një avokat i ish-zëvendës kryeministrit irakian Tarik Aziz tha më parë se Sadam Huseini dhe të ndaluar të tjerë nuk po hanin më. Të hënën mbushet një vit që nga kapja a Sadamit nga forcat amerikane.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se autoritetet po kontrollojnë njoftimet se persona të tjerë në grupin e 11 figurave të larta të ish-regjimit irakian që mbahen nga trupat amerikane nuk po pranojë të hanë.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha se një marins amerikan u vra gjatë operacioneve në perëndim të Bagdatit në provincën Anbar. Në një incident tjetër, një ushtar amerikan i plagosur dje nga shpërthimi i një bombe në Bagdat vdiq nga plagët.

Zyrtarët ushtarakë thanë gjithashtu se forcat amerikane dhe policia irakiane kanë kapur më shumë se 50 persona gjatë bastisjeve të fund-javës ndaj bazave të kryengritësve përreth Bakubës, në veri të Bagdatit. //ii

XS
SM
MD
LG