Lidhje

Ashdown planifikon masa të reja pë anëtarsimin e Bosnjes në NATO - 2004-12-11


Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnj E Hercegovinë, Paddy Ashdown, thotë se po shqyrton mundësinë e marrjes së masave të reja në përgjigje të atij që ai e cilëson si dështim të autoriteteve serbe të Bosnjës për të bashkëpunuar me gjykatën e Hagës për krime lufte.

Zoti Ashdown e bëri këtë koment dje, një ditë pasi NATO-ja hodhi poshtë kërkesat e Serbisë e Malit të Zi dhe të Bosnjë-Hercegovinës për anëtarësim në programin e saj Partneritet për Paqe.

Zoti Ashdown nuk tha se çfarë masash do të marrë. Por në qershor, ai shkarkoi 60 zyrtarë serbë të Bosnjës për atë që ai e cilëson si dështim për të ndihmuar në përpjekjet për arrestimin e presonave të akuzuar për krime lufte.

NATO-ja ka radhitur bashkëpunimin me gjykatën e Hagës si një ndër kushtet kryesore për anëtarësim në programin e partneritetit.

XS
SM
MD
LG