Lidhje

Ariel Sharon arrin të sigurojë mbështetje për planin e tij për t’u tërhequr nga Rripi i Gazës - 2004-12-10


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, arriti të enjten të sigurojë mbështetjen për planin e tij për t’u tërhequr nga Rripi i Gazës, kur partia e tij Likud dha miratimin për t’i kërkuar Partisë Laburiste të opozitës që të bashkohet në koalicionin e saj të lëkundur. Partia e djathtë Likud e miratoi kërkesën me 62 për qind të votave, hap që do të shmangë edhe zgjedhjet e parakohshme dy vjet para afatit. Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Shimon Peres, ka shprehur interes për të marrë pjesë në koalicionin qeveritar. Në muajin gusht, Partia Likud kundërshtoi zhvillimin e bisedimeve me Partinë Laburiste. Por anëtarët e partisë në pushtet ndryshuan mendjen muajin e kaluar, kur zoti Sharon dëboi nga qeveria e tij Partinë e moderuar Shiniu duke e lënë Partinë Likud me 40 vende në parlament. Përfshirja e Partisë Laburiste në një koalicion qeveritar mund t’i hapë rrugën planit të zotit Sharon për të hequr deri në fund të vitit tjetër 21 koloni hebraike nga Gaza dhe 4 nga Bregun Perëndimor. //az//

XS
SM
MD
LG