Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qeveria serbe ka trilluar të dhëna se ai ka kryer krime lufte nga fundi i viteve 1990.
Zoti Haradinaj i tha agjencisë së lajmeve Rojter se të vetmet të dhëna që Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte ka kundër tij janë dhënë nga Serbia.
Ai e cilëson veten si një qytetar që ka kryer detyrën e tij dhe thotë se është i gatshëm të mbrojë veprimtarinë e tij të gjatë luftës.
Zyrtarët serbë akuzojnë se ai mban përgjegjësinë për afro 700 vrasje dhe rrëmbime gjatë luftimeve midis shqiptarëve dhe forcave serbe në Kosovë nga fundi i viteve 1990.
Ata u përpoqën, por pa sukses, të bindnin administratën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën që të hidhte poshtë zgjedhjen e zotit Haradinaj në postin e kryeministrit. //az//