Në një raport të publikuar së fundi thuhet se fëmijët e imigrantëve në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të preferojnë të flasin anglisht, në vend të gjuhës së prindërve.
Duke përdorur të dhëna nga statistikat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2000, studiuesit thanë se në kundërshtim me spekullimet se përdorimi i anglishtes po bie mes një numri të madh imigrantësh spanjisht-folës, sipas studimit mbi 70 për qind e fëmijëve të imigrantëve hispanikë të brezit të tretë apo të mëvonshëm, flasin vetëm anglisht.
Mes grupeve të tjera etnike, shkalla e asimilimit është edhe më e lartë. Mes imigrantëve aziatikë, rreth 90 për qind e fëmijëve të fëmijëve të tyre flasin vetëm anglisht në shtëpi.
Studiuesit thonë se sipas studimit, fluksi i madh i imigrantëve në Shtetet e Bashkuara në vitet 1990 nuk i ka ndryshuar shumë ritmet e asimilimit të gjuhës.