Lidhje

Parlamenti i Ukrainës miraton ndryshime në kushtetutë - 2004-12-05


Parlamenti i Ukrainës miratoi me shumicë dërrmuese votash një sërë ligjesh që parashikojnë ndryshime në kushtetutë dhe në ligjin e zgjedhjeve, në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.

Ligjvënësit votuan me 402 vota pro dhe 21 kundër për ligjin. Presidenti Leonid Kuçma që po largohet e nënshkroi atë mes brohoritjeve të ligjvënësve.

Ndryshimet kushtetuese parashikojnë që disa kompetenca të presidentit do t’i kalojnë parlamentit, ndërsa reformat elektorale, të propozuara nga opozita, kanë për qëllim parandalimin e abuzimeve në raundin e përsëritur të votimeve që do të mbahet më 26 dhjetor. Gjykata e Lartë e Ukrainës shfuqizoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve muajin e kaluar për shkak të manipulimeve. Ligjvënësit kanë zëvendësuar gjithashtu disa anëtarë të komisionit qendror të zgjedhjeve.

Opozita, e cila ka mijra mbëshetës në Kiev, ka rënë gjithashtu dakord t’i japë fund bllokadës së ndërtesave qeveritare.

Ndërkaq, NATO-ja thotë se bisedimet e nivelit ministror me Ukrainën janë shtyrë deri sa vendi të ketë një qeveri të re dhe të ligjshme.

Kryeministri Viktor Yanukovych dhe udhëheqësi i opozitës, Viktor Yushchenko do të vihen përballë njeri tjetrit më 26 dhjetor.

XS
SM
MD
LG