Zyrtarët palestinezë thonë se udhëheqësi i burgosur i kryengritjes palestineze Marwan Barghouti hoqi dorë nga planet për të vënë kandidaturën për president.
Zyrtarë të fraksionit kryesor palestinez Fatah thanë se ministri i kabinetit Kadoura Fares u takua me Marwan Bargutin në qelinë e tij në Izrael për ta bindur që të hiqte dorë nga planet për të konkuruar në zgjedhjet e 9 janarit.
Zyrtarët thanë se mesazhi i zotit Fares ishte se pjesëmarrja e Bargutit në garë do të rrezikonte unitetin e lëvizjes Fatah dhe suksesin e votimit për të zëvendësuar Yasser Arafatin.
Lëvizja Fatah konfirmoi si kandidatin e saj presidencial ish kryeministrin Mahmoud Abbas.
Bargouti, një politikan shumë popullor për palestinezët po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Izrael për vrasjen e pesë personave, kishte thënë më parë se në se emërohej zoti Abaz ai do të tërhiqej nga gara.