Lidhje

Dollari amerikan sot arrin nivelin rekord më të ulët ndaj EURO-s - 2004-11-23


Dollari amerikan ra në nivelin rekord më të ulët sot ndaj EURO-s. Për një farë periudhe një EURO u ble për 1 dollar e 31 cent. Ky nivel i ulët i dollarit pasoi spekulimet se Rusia mund të shtojë sasinë e rezervave të saj monetare në EURO.

Analistët thonë se monedha amerikane po bie, kryesisht për shkak të shqetësimeve lidhur me deficitin e madh tregtar amerikan.

Dollari i dobët i bën mallrat amerikane më konkurruese në tregjet evropiane. Por nga ana tjetër, shkakton ngritjen e çmimit të verës franceze, makinave gjermane, dhe mallrave të tjera të importit në Shtetet e Bashkuara.

Ekonomistët thonë se rënia e vlerës së dollarit do të ndihmojë në ngushtimin e hendekut të shitjes së prodhimeve amerikane jashtë me prodhimet e huaja në Amerikë.// lk //

XS
SM
MD
LG