Lidhje

Miratohet komision i ri ekzekutiv i Bashkimit Evropian - 2004-11-19


Parlamenti Evropian, krahu ligjvënës i Bashkimit Evropian, miratoi anëtarët e komisionit të ri ekzekutiv pas rreth tri javë negociatash. Përbërja e komisionit të ri prej 24 anëtarësh u miratua sot paradite me 449 vota pro, 149 kundër dhe 82 abstenime.

Partitë më të mëdha, konservatorët, socialistët dhe liberalët, votuan kryesisht në favor të miratimit të kandidatëve, ndërkohë që partia e gjelbërt, komunistët dhe euro-skeptikët votuan kundër. Kjo do të thotë se shefi i komisionit të ri, Jose Manuel Barroso, ka të ngjarë të fillojë detyrën të hënën. Pas votimit, zoti Barroso falenderoi parlamentin për votën e fortë të besimit dhe tha se i ka të qarta përgjegjësitë që mbart detyra e re.

Anëtarët e sapo zgjedhur të komisionit u emëruan nga zoti Barroso. Komisioni ishte parashikur të formohej nga fundi i muajit të kaluar, por zoti Barroso i tërhoqi kandidatët që paraqiti në fillim, pasi parlamenti i kundërshtoi disa prej tyre.

XS
SM
MD
LG