Lidhje

Karl Bildt për një rol kryesor të politikanëve vendorë në Kosovë - 2004-11-18


Ish përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Bosnje Karl Bildt thotë se një shtim i mundshëm i rolit të Bashkimit Evropian në Kosovë do të varet shumë nga zgjidhja e çështjes së statusit të këtij rajoni. Zoti Bildt thotë se Bashkimi Evropian do të shtojë rolin e tij politik në Kosovë por deri në një farë shkalle, pasi roli kryesor duhet të luhet nga politikanët dhe institucionet vendore, pasi e ardhmja e vendit u takon atyre.

Zëri i Amerikës: Zoti Bild, si e shikoni gjendjen në Kosovë, tani pas zgjedhjeve parlamentare?

Karl Bildt: Pas zgjedhjeve gjendja duket normale po të kihet parasysh se çështja kryesore është se kush e formon qeverinë dhe si formohet ajo. Kjo është edhe një prove e pjekurisë të sistemit politik të Kosovës dhe aftësisë së politikanëve për të formuar një qeveri në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë ndërhyrje apo ndihmë nga komuniteti ndërkombetar.

Zëri i Amerikës: Zoti Bild, si i vlerësoni propozimet që misioni i OKB-së në Kosovë të zëvendësohet nga një mision i Bashkimit Evropian?

Karl Bildt: Pas një farë kohe në të ardhmen, do të duhet të bëhet një kalim nga misioni që eshte tani, i cili nuk ështe vetem një mison i OKB-së, por është një mision i kombinuar mes OKB-së, OSBE-së dhe BE-së. Në këtë kuadër, mendoj se brenda pak vjeteve të adhëshme rëndësia e faktorit te Bashkimit Evropian në këtë mision do te vijë duke u shtuar.

Zëri i Amerikës: Zoti Bildt, a besoni se evropianët duhet të marrin më shumë përgjegjësi lidhur me çështjen e Kosovës, tani që Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në pjesë të tjera të botës, si pasoj e luftës kundër terrorizmit?

Karl Bildt: Kjo varet shumë se çdo të bëhet rreth çështjes së statusit. Vende të tjera dhe Bashkimi Evropian janë të angazhuara, kryesisht përsa i përket çështjeve ekonomike. Bashkimi Evropian do të shtojë rolin e tij politik, por deri në një farë shkalle. Roli kryesor duhet të luhet nga politikanët dhe institucionet vendore, Pasi e ardhmja e Kosovës është përgjegjësia e vendorëve dhe jo e Kombeve te Bashkuara apo Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Përse ështe hezituar kaq shumë për përcaktimin e një statusi të përhershëm për Kosovën, apo mendohet se një status i tillë do te ishte me pasoja jo të mira për njërën ose tjetrën palë?

Karl Bildt: Është e vërtetë që për këtë çështje ka patur shume hezitime. Për mendimin tim për këtë çështje veprimet duhej të kishin filluar vite më pareë kur mundësitë ishin më të mira sesa tani. Ky hezitim ka ndodhur për shkak të çështjeve që ekzistojne. Zgjidhja e tyre nuk është e lehtë. Ato nuk mund të zgjidhen me urdhër apo vendime të prera. Por duhet gjendur një mekanizëm konsensusi. Kosova duhet të jetë pjesë përbërëse e rajonit dhe jo ndonjë entititet i veçuar në armiqësi e ballafaqim me pjesën tjetër te rajonit. Për mendimin tim, këto çështje të vështira duhej të ishin bërë shkas për fillimin prej kohësh të procesit të përcaktimit të statusit dhe jo për shtyrjen e tij.

Zëri i Amerikës: Po brenda grupit të kontaktit, si mund të arrihet një konsensus rreth statusit të Kosovës?

Karl Bildt: Për këtë çështje nevojitet një proces i plotë gjithëperfshirës, Vendimi kërkon kompromise prej secilit dhe duhet e jetëp i pranueshëm për secilin. Në fund, vendimi duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Duhet të pranohet nga vendet fqinje me Kosovën dhe nga Bashkimi Evropian.

Zëri i Amerikës: Po rolin i Beogradit si do t’a karakterizonit?

Karl Bildt: Beogradi apo Serbia tek e fundit është fqinje e Kosovës. Zhvillimi i Serbise do të jetë shume i rëndësishem për të ardhmen e Kosoves, jo vetem në aspektin ekonomik. Siç e thashë problemet ekonomike e shoqërore të Kosovës janë me të vërtetë shqetesuese. Gjendja ekonomike është e rëndë dhe vazhdon të shkojë drejt keqësimit. Këto probleme do të fillonin të trajtoheshin ose lehtësoheshin në se në rajon krijoheshin kushte më të favorëshme për tregti të hapur, e investime. Mendoj se Serbia ka rolin e saj në këtë drejtim të zhvillimit rajonal.

Zëri i Amerikës: Dhe në përgjithësi, çfarë mund t'u ofroje Bashkimi Evropian vendeve të Ballkanit, të cilat që të gjitha aspirojne për integrim apo antarësim në këtë Bashkim?

Karl Bildt: Kjo është e vërtetë, Por kjo kërkon edhe një punë të madhe. Të tregohemi realistë, ne tani po zhvillojmë bisedime intensive me Turqinë rreth mundesisë së ketij vendi per antarësim në Bashkimin Evropian. Të mos harrojmë se Turqia ka nje shoqëri me të zhvilluar, të paktën disa elemente të saj. por megjithatë, Turqise do t'i duhen 10 deri 15 vjet për t'u bërë antare, vetëm pasi të ketë kryer disa reforma të thella shoqerore. Të njëjtat standarte ekizistojnë edhe për vendet e tjera ballkanike ku nevojiten reforma të thella shteterore, institucionale dhe ekonomike para se ato vende të jenë gati për antarësim në Bashkimin Evropian. Por antarësimi në BE është objektivi i tyre dhe i Bashkimit Evropian, dhe kjo është gjë e mirë pasi u jep këtyre një qëllim në punën e tyre.

Zëri i Amerikës: Ju faleminderit!

XS
SM
MD
LG