Lidhje

Drejtori i CIAs paralajmëron punonjësit të presin ndryshime të tjera - 2004-11-17


Drejtori i ri i Agjencisë Amerikane të Zbulimit u tha punonjësve të saj që të mos pronuncohen në favor dhe të mos mbështesin ata që kundërshtuan administratën e Presidentit Bush dhe politikat e saj.

Mesazhi i Drejtorit të CIA-s, Porter Goss, i shprehur në një memorandum të tij, iu dërgua elektronikisht punonjësve të hënën në mbrëmje. Përmbajtja e e-mail-it iu dha fshehtazi disa agjencive të lajmeve.

Disa demokratë e kanë akuzuar zotin Goss, një ish kongresemen republikan, se ka sjellë axhendën e Presidentit Bush në agjencinë më të lartë të zbulimit të vendit.

I pyetur për këtë memorandum sot, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, thotë se ajo është keq interpretuar. Ai tha se puna e CIA-s është tu japë informacione zbulimi ligjvënësve dhe jo të përcaktojë vija politke.

Në memorandumin e tij, zoti Goss u tha gjithashtu punonjësve të presim ndryshime të mëtejshme në organizimin e agjencisë dhe në personel. Dy zyrtarë të lartë të CIA-s dhanë dorëheqjen të hënën, disa ditë pas dorëheqjes së papritur të nëndrejtorit të saj, John McLaughlin.

XS
SM
MD
LG