Lidhje

Bush u kërkon amerikanëve bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit - 2004-11-04


Presidenti Bush u beri thirrje te gjithe amerikaneve, pavaresisht nga perkatesia e tyre partiake, per bashkepunim ne luften e udhehequr nga Shtetet e Bashkuara kunder terrorit.

Ne konferencen e tij te pare te shtypit pas fitores se mandatit te tij te dyte, Presidenti Bush tha se per çdo amerikan dhe per çdo vend te qyteteruar mposhtja e terrorizmit eshte me rendesi jetike.

Presidenti tha se do të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për të nxitur lirinë dhe demokracinë si një alternativë kundër tiranisë dhe terrorit.

Keto komente Presidenti i beri pas nje fushate gjatë të cilës, zoti Bush dhe rivali tij demokrat, John Kerry, shkëmbyen kritika të ashpra se si të trajtohej Iraku dhe kërcënimi terrorist.

Zoti Bush tha gjithashtu se pret ndryshime në kabinet, por nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

Media amerikane njoftoi sot se Prokurori i Përgjithshëm, John Ashcroft, ka mundësi të japë dorëheqjen së shpejti. 62-vjeçari Ashkroft ka patur probleme shëndetësore kohët e fundit.

Presidenti Bush tha se vendosja e demokracinë në Irak është një nga qëllimit e tij kryesore të politikës së jashtme gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Ndërkohë që trupat amerikane janë përqednruar rreth qytetit të Falluxhës, Presidenti Bush tha se komandantët amerikanë po punojnë me qeverinë e Kryeministrit, Iyad Allawi, për të siguruar se planet për zgjedhjet e janarit nuk do të minohen nga dhuna. “Që Iraku të jetë një vend i lirë, ata që po përpiqen të minojnë zgjedhjet dhe të pengojnë ndërtimin e një shoqërie të lirë duhet të mposhten”,

Në një konferencë shtypi pas zgjedhjeve, zoti Bush u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se trupat amerikane ndodhen në Irak të thirrur nga qeveria kalimtare e vendit, që sipas tij e ka të qartë se kryengritësit irakianë duhet të mposhten.

Pa përmendur emra, zoti Bush tha se ka njerëz nëpër botë që mendojnë se është humbje kohë të përpiqesh dhe të mbështesësh shoqëritë e lira në disa pjesë të botës. Presidenti tha se i ka dëgjuar këto kritika dhe i ka hedhur poshtë ato duke mbrojtur vizionin e tij për përhapjen e demokracisë në gjithë Lindjen e Mesme. “E kam plotësisht të qartë se mund t’i acaroj disa dhe disa të tjerë mund ta konsiderojnë atë jo të zgjuar. Por unë e kundërshtoj me forcë pikpamjen e atyre që nuk e shikojnë mënçurinë e përpjekjes për të nxitur shoqëri të lira nëpër botë. Në qoftë se ne jemi të interesuar të mbrojmë vendin tonë për një kohë të gjatë, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të nxisim lirinë dhe demokracinë”.

Presidenti thotë se trupat e koalicionit po bëjë përparim të ndjeshëm për stërvitjen e një ushtrie të re irakiane. Zoti Bush tha se nuk është i informuar ende nga komandantët amerikanë për nivelin e trupave në vend, duke thënë se njoftimet se në Irak po dërgohen më shumë forca amerikane, janë thjesht spekulime.

XS
SM
MD
LG