Lidhje

Ish-presidenti Clinton bën fushatë për kandidatin demokrat për president John Kerry - 2004-10-25


Ish-presidenti demokrat Bill Clinton dhe kandidati demokrat për president John Kerry folën sot para një mitingu me pjesëmarrjen e mijëra vetëve në Filadelfia.

Zoti Clinton e vlerësoi lart Senatoirn Kerry si një njeri që nuk dorëzohet asnjëherë, duke thënë se në 8 ditë ai do ta kthejë Amerikën përsëri siç ishte. Kjo ishte hera e parë që presidenti Clinton del në publik që nga koha e operacionit të bajpasit muajin e kaluar.

Senatori Kerry dhe presidenti Bush shkëmbyen kritika të ashpëra sot mbi Irakun, gjatë disa takimeve që zhvilluan me votuesit.

Senatori Kerry tha se administrata e presidentit Bush i vuri në rrezik trupat amerikane, duke lejuar që 350 tonë lëndësh shpërthyese të zhduken nga një bazë ushtarake në Irak. Ai tha se dështimi për të siguruar armët provon se presidenti Bush ka dështuar në detyrën e tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Një zëdhënës i zotit Bush tha se shqetësimi kryesor i administratës është në se lëndët shpërthyese përbënin rrezik bërthamor, duke shtuar se ato nuk ishin lëndë bërthamore. Nga ana e tij, presidenti Bush përsëriti akuzën e tij ndaj rivalit demokrat, duke thënë ai ka një strategji pesimiste dhe tërheqjeje nga Iraku.

Po nga fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara: ish presidenti Jimmy Carter e kritikoi ashpër Presidentin Bush duke e akuzuar se po shfrytëzon sulmet terroriste të 11 shtatorit për qëllime politike. Zoti Carter thotë se edhe organet e shtypit në Amerikë janë fajtore për atë që ai e quan “deshtimet” e politikës së jashtme të presidentit Bush, pasi sipas tij, gazetarët, nga frika që të mos dukeshin si jo-patriotë, nuk i kanë vënë në dyshim pretendimet e presidentit Bush.

Në një intervistë të botuar sot nga gazeta britanike Guardian, zoti Carter ve në dukje se presidenti Bush në mënyrë të përsëritur u referohet sulmeve të 11 shtatorit për të ngritur veten në sytë e amerikanëve, siç thotë ai, në një komandat heroik që zhvillon një luftë globale ndaj kërcënimeve që i kanosen Amerikës.

Po ashtu ai e akuzon presidentin Bush për deklarata të pasakta për të justifikuar luftën e panevojshme në Irak, siç shprehet ish presidenti demokrat Jimmy Carter.

//ze//

XS
SM
MD
LG