Zyrtarët në Afganistan thonë se pas numrimit të thuajse të të gjitha votave, duket se presidenti i përkohshëm, Hamit Karzai, të ketë siguruar shumicën e thjeshtë të votave të nevojshme për të fituar zgjedhjet e para presidenciale të vendit.
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan u zhvilluan më 9 tetor dhe rezultatet e deritanishme tregojnë se zoti Karzai ka fituar më shumë se 50 për qind të rreth 8 milionë votave.
Rivali kryesor i zotit Karzai, Junus Kanuni, e pranoi humbjen megjithëse është i bindur se në zgjedhjet e 9 tetorit pati manipulime.
Një ekip vëzhguesish të Kombeve të Bashkuara, po vazhdon të hetojë akuzat për mashtrime. Zyrtarët e komisionit të zgjedhjeve thonë se nuk do t’i shpallin rezultatet pa përfunduar hetimi lidhur me akuzat për manipulime dhe pa u numëruar të gjitha votat. //az//