Lidhje

Teori e re për formimin e planeteve  - 2004-10-24


Teoria mbizotëruese e formimit të planeteve po ndryshon si rezultat i disa vrojtimeve nga teleskopi hapësirnor amerikan Spitzer. Korrespondenti ynë David McAlary njofton se procesi i formimit të planeteve nuk ishte edhe aq i thjeshtë siç mendohej më parë, por rezultat i përplasjes së fuqishme midis shkëmbinjve gjigandë të hapësirës.

Nëse vështrojmë për një kohë të gjatë pluhurin nën shtrat, mund të shohim se pluhuri mblidhet së bashku për të formuar topa të vegjël pluhuri. Kjo është një analogji pak a shumë e afërt me procesin që astronomët mendonin se shkakton formimin e planeteve.

Teoria sygjeron se disku i pluhurit që sillen rreth një ylli, mbeturinë nga formimi i atij ylli, bashkohet si pasojë egravitetit. Astronauti Jonathan Gardner i agjensisë amerikane të hapësirës, tha se grimcat e vogla mblidhen së bashku për të formuar një masë më të madhe dhe pastaj këto masa mblidhen për të formuar një masë edhe më të madhe dhe është një proces që zgjat për miliona vjet.

Të paktën kështu mendohej deri tani. Zoti Gardner thotë se tani do të duhet t’i rishkruajmë librat shkencorë sepse vrojtimet tregojnë se kjo teori nuk është e saktë.

Me anë të teleskopit Spizer është vërejtur një proces më i gjatë dhe më aktiv në formimin e planeteve. Një ekip i udhëhequr nga astronomi George Rieke i Universitetit të Arizonës arriti në përfundim se teoria e mëparshme e formimit të planetit ishte vetëm një pjesë e procesit.

“Janë një numër fazash që ndodhin që nga grimcat e pluhurit e deri tek formimi i një planeti si toka. Më parë, ne e dinim se ku fillonte dhe se ku mbaronte por kishim shumë pak të dhëna se çfarë ndodh në fazat në mes të procesit”.

Tani, ekipi i zotit Rieke ka arritur të vrojtoj atë periudhë të ndërmjetme me anë të teleskopit Spitzer. Ata mësuan se formimi i planeteve nuk është vetëm proces i mbledhjes graduale të grimcave përmes gravitetit. Duket se ka edhe një periudhë kur ndodhin përplasje masive mes shkëmbinjëve të mëdhenj, të cilët më pas bashkohen për të formuar shkëmbinj edhe më të mëdhenj. Zoti Rieke thotë se teoritë e mëhershme nuk mbështeteshin fare në të dhënat nga këto faza.

“Sipas disa teorive të mëhershme, formimi i planeteve ishte i ngjashëm me procesin që ndodh në fshesën elektrike, ku mblidhen grimcat e pluhurit, duke krijuar një grumbull të madh. Ato as që merrnin parasysh përplasjet e fuqishme të shkëmbinjëve.”

Teleskopi Spiter, i cili u aktivizua para 14 muajsh, vrojtoi pasojat e përplasjeve të fuqishme me anë të rrezeve infra të kuqe. Pluhuri ngrohej nga ylli qendsror dhe teleskopi mati këtë rrezatim nxehtësie, e cila çlirohet në valë nënë dritën e kuqe. Duke matur rrezatimin infra të kuq përreth dyjeve, astronomët arritën përfundimin se disa yje të vjetra kishin më shumë disqe masive pluhuri sesa do të ishte pritur, bazuar në teorinë e vjetër. Shkencëtari Scott Kenyon i Qendrës Harvard-Smithsaonian të Astrofizikës thotë se teoria e re na jep mundësi të mësojmë sesi është formuar sistemi ynë diellor.

“Këto përplasje masive me objekte me diametër prej 10 deri në 100 kilometra janë shumë të rëndësishme dhe kanë ndodhur në një kohë shumë më të vonë sesa mendonim më parë. Ne kemi një histori të sistemit tonë diellor, por nuk e dimë sesa e saktë është ajo”.

Para se të ndërtohej teleskopi Spitzer, vrojtimet e mëhershme me rreze infra të kuqe kishin zbuluar vetëm disa disqe planetformuese përreth yjeve më të vjetër se disa miliona vjet. Instrumentet shumë më të përsosura të teleskopit Spitzer ikrijuan atij mundësinë të diktonte nxehtësinë e venitur të më shumë disqeve, duke na sjellë tek kjo pikëpamje e re, e cila do të çojë në ndryshimin e teorive të vjetra.

XS
SM
MD
LG