Lidhje

Diplomatë europianë takohen me zyrtarë iranianë për diskutime rreth çështjes bërthamore - 2004-10-21


Shtetet e Bashkuara po e minimizojnë rëndësinë e përpjekjeve evropiane për të nxitur Iranin që t’i japë fund programit të tij të dyshuar të armëve bërthamore. Diplomatë nga Franca, Britania dhe Gjermania do të takohen sot me zyrtarë iranianë për t’u ofruar stimuj me qëllim që t’i japin fund programit të pasurimit të uraniumit që mund të përdoret në armët bërthamore.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se duke u mbështetur në faktin se Teherani ka kundërshtuar për një kohë të gjatë të veprojë në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara nuk mendojnë se Irani do ta pranojë ofertën europiane. Washingtoni ngul këmbë që çështja e Iranit t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Presidenti iranian, Muhamed Khatami, thotë se vendi i tij është i gatshëm të provojë se nuk po prodhon armë bërthamore, por rezervon të drejtën që të vazhdojë kërkimet civile në fushën bërthmnore. //bsa//

XS
SM
MD
LG