Lidhje

SHBA urdhërojnë ngrirjen e pasurive të grupit të al-Zarkawit  - 2004-10-15


Shtetet e Bashkuara kanë dhënë urdhër për ngrirjen e pasurive të grupit ekstremist të udhëhequr nga Abu Musab al-Zarkawi, i cili ka marrë përgjegjësinë për një seri shpërthimesh, rrëmbimesh dhe ekzekutimesh në Irak.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe ai i Thesarit e shtuan grupin Tawhid dhe Jihad të zotit Zarqawi në listën e organizatave që dyshohen se financojnë terrorizmin. Bllokimi u njoftua një ditë pasi ky rrjet mori përgjegjësinë për dy shpërthime vetvrasëse në Zonën e Gjelbër të Bagdatit, nga e cila gjetën vdekjen 5 persona, përfshirë 3 amerikanë.

Dje, Britania ndërmori masa të ngjashme kundër këtij grupi. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe qeveria irakiane po u kërkojnë gjithashtu Kombeve të Bashkuara që kjo organizatë të përfshihet në listën e OKB-së për grupet terroriste.

Nuk është e qartë nëse grupi ka pasuri në Shtetet e Bashkuara ose llogari bankare në Britani. Por duke e cilësuar atë si organizatë terroriste bëhet e mundur të bllokohen fondet e cilitdo që ka lidhje me të.// lk //

XS
SM
MD
LG