Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, dhe kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, nuk arritën të zgjidhnin mospajtimet rreth përpjekjeve të Gjermanisë për t’u emëruar anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Të dy udhëheqësit u takuan dje në Romë për më shumë se dy orë. Gjermania po bën përpjekje për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit me të drejtën e plotë të vetos që shoqëron një status të tillë. Italia po përpiqet për krijimin e një vendi me rotacion, me mandat pesëvjeçar, por pa të drejtën e vetos.
Aktualisht, në Këshillin e Sigurimit janë pesë vende anëtare të përthershme: Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Franca dhe Rusia. Kancelari Shrëder u përpoq të minimizonte rëndësinë e mosmarrëveshjes, duke thënë se Italia dhe Gjermania vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira. //bsa//