Lidhje

Vëzhgues ndërkombëtarë e zyrtarë afganë bëjnë thirrje për durim derisa të hetojnë akuzat për manipulim - 2004-10-11


Vëzhgues ndërkombëtarë dhe zyrtarë afganë u bënë thirrje kandidatëve në zgjedhjet e para presidenciale të Afganistanit të tregojnë durim dhe t’u japin atyre kohë të hetojnë akuzat për manipulim.

Një komision i përbërë nga afganë dhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara po heton një numër të madh akuzash. Disa kandidatë kundërshtarë të presidentit kalimtar Hamid Karzai, thotë se disa njerëz janë lejuar të votojnë më shumë se një herë dhe se qendrat e votimit në zonat e mbizotëruara nga opozita ishin mbyllur shumë shpejt. Ata po bëjnë thirrje prë zhvleftësimin e plotë të zgjedhjeve.

Por, kandidatë të tjerë thonë tani se ata do të respektojnë përfundimet që do të arrihen nga komisioni i përbashkët hetimor.

Pritej që numrimi i votave të fillonte sot, por rezultatet përfundimtare nuk do të bëhen të ditura deri nga fundi i muajit. Miliona afganë morën pjesë në votimin e ditës së shtunë, pavarësisht nga kërcënimet e mbeturinave të regjimit taleban për të penguar zhvillimin e zgjedhjeve. //az//

XS
SM
MD
LG