Presidenti grek, Kostis Stefanopolos, thotë se Turqia duhet të njohë qeverinë qipriote, nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Zoti Stefanopolos e bëri këtë koment gjatë një ceremonie me rastin e përvjetorit të një beteje detare të shekullit 16.
Ai tha se Greqia do ta ndihmojë Turqinë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Ankaraja duhet të njohë qeverinë greke të Qipros, një nga anëtaret më të reja të bllokut.
Presidenti Stefanopolos tha se marrëdhëniet greko-turke janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por ato duhet të normalizohen para se Turqia të hyjë në radhët e Bashkimit Evropian.
Udhëheqësit e bashkimit do të vendosin në dhjetor nëse të hapin apo jo bisedimet me Turqinë për anëtarësim. Presidenti francez, Zhak Shirak, i tha dje televizionit francez se procesi i bisedime rreth anëtarësimit të Turiqisë mund të zgjasë deri në 15 vjet. //az//