Më shumë se 10 milionë burra dhe gra afgane pritet të votojnë të shtunën në zgjedhjet kombëtare. Për postin e presidentit të Afganistanit po konkurojnë një numër kandidatësh. Mbi 68 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në gjith vendin, me përjashtim të dy provincave, janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje. Edhe refugjatët afganë në Iran dhe Pakistan do të kenë mundësi të marrin pjesë në votim.
Nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçard Armitixh, thotë se numri i qytetarëve afgnanë të regjistruar për të votuar është i jashtëzakonshëm dhe marramendës: “Arsyeja që e them këtë, tha Nënsekretari Armitixh, është fakti se kur isha në Afganistan dhe vizitove qendrat e regjistrimit për votim aty kah mesi i fushatës, numri i të regjistruarve ishte shumë më i vogël. Fushata e regjistrimit u përhap dhe përparoi me një ritëm tejet të madh. Dhe kjo është një shenjë e mirë.”
Zoti Armitixh thotë se populli i Afganistanit kërkon të ndryshojë mënyrën sesi janë bërë gjërat në të kaluarën, një çerek shekulli më parë: “Mendoj, theksoi diplomati amerikan, se procesi i zgjedhjeve po shkon shumë mirë, njerëzit po shprehin gatishmërinë dhe vullnetin për të marrë pjesë. Atje po organizohen tubime. Bile edhe rivalët po qendrojnë së bashku dhe ajo që të paktën po thonë gojarisht është: ‘Ne duhet të kemi një Afganistan që përfaqëson gjithë popullin.”
Mbeturanet e regjimit taleban dhe të al-Kaidës mund të përpiqen të pengojnë procesin elektoral. Afganët, forcat e sigurimit të udhëhequra nga Natoja dhe anëtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thotë Nënsekretari i Shtetit Armitixh, janë të përgatitura për këto mundësi. Forca nga 41 vende si edhe ushtria e policia kombëtare afgane do të jenë në terren, të gatshme për të mbrojtur integritetin e procesit të zgjedhjeve dhe të drejtën e popullit afgan për të votuar.
Abdul Kahari, një punonjës hoteli në kryqytetin afgan të Kabulit, thotë se ato që kërkon populli afgan janë paqe, bukë dhe punë. Afganët, thekson ai, mendojnë se zgjedhjet janë hapi i parë