Lidhje

Mbipesha tek fëmijët: Hipnoza në kirurgji - 2004-10-05


Mbipesha tek fëmijët

Një studim i ri tregon se fajin për mbipeshën trupore të fëmijëve e kanë jo vetëm prindërit por edhe shoqëria, shkollat, tregtia ushqimore dhe agjencitë qeveritare. Më shumë se 15 përqind e fëmijëve dhe të rriturve të sotëm klasifikohen si tepër të shëndoshë, pra mbipeshë. Ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin se ky problem mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë mes shoqërisë, familjeve, shkollave, industrisë ushqimore, qëndrave shëndetsore dhe agjencive qeveritare. Ata thonë se ndryshimi i normave shoqërore dhe mendësisë rreth këtij problemi kanë shumë rëndësi. Në raport thuhet se gjatë 30 vjetëve të fundit rastet e mbipeshës trupore mes fëmijëve janë 3 fishuar. Për rastet e mbipeshës nuk mund të fajësohet vetëm një faktor apo një segment i shoqërisë, thotë Herrey Koplan, nën president për çështje shëndetsore pranë univeristit Emory. Prandaj ky problem nuk mund të zgjidhet me pjesmarrjen e një grupi apo sektori të vetëm. Për këtë studim u morrën në shqyrtim fëmijë nga mosha 2 deri në 19 vjeç. Ekspertët thonë se përparimet e mëdha në fushën e shëndetit të arritura nga zbulimet gjenetike e në fusha të tjera të shkencës, mund të zmbrapsen nga barra e sëmundjeve, pa aftësive dhe vdekjeve të shkaktuara mes njerëzve që hanë shumë e lëvizin pak gjatë jetës së tyre. Doktor Tom Robinson, profesor në universitetin Stanford thotë se në sistemin shëndetsor nevojitet një shkallë e lartë kualifikimi për të ndihmuar punonjësit e shëndetsisë e të tjerët që merren me fëmijët, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të bashkëpunojnë e të këshillojnë efektivisht mbi rrezikun që sjell mbipesha trupore. Sigurisht kur flasin për rrezikun e mbipeshës, ekspertët e kanë fjalën kryesisht për dhjamin e tepërt që grumbullohet në trup si pasojë ngrënjes jashtë mase dhe e një jete jo aktive, pasi mbipesha mund të jetë pasojë edhe e shtimit të muskujve si në rastin e sportistëve profesionistë.

Hipnoza në kirurgji

Hipnoza është një terapi e përdorur prej kohësh. Por tani disa kirurgë po e përdorin atë edhe kundër dhimbjeve dhe ankthit gjatë disa lloj operacionesh, përfshi operacionin në tru. Hipnoza ka qënë prej shekujsh një mjet terapie. Për herë të parë ajo filloi të përdorej në shekullin e 18. Doktor David Spigel pranë universitetit Stanford, thotë se hipnoza është thjesht një përqëndrim vemendjeje. “Hipnoza është një mënyrë për forcimin e kontrollit të njeriut ndaj trupit dhe vetëdijës se tij”, thotë ai. Sipas revistës Discovery, doktor Spigel e përdor hiponzën për të ndihmuar njerëzit që të kontrollojnë dhimbjet dhe ankthin gjatë disa lloj operacionesh. Ai ka kryer prova klinike me hipnozë në sallën e operacionit dhe thotë se rezultatet janë dramatike. Një numër studimesh tregojnë se hipnoza pakëson dhimbjet dhe ankthin, si dhe sasinë e ilaçeve që marrin të sëmurët. Hipnoza gjithashtu pakëson komplikacionet dhe e bën procedurën e operimit 17 deri 20 minuta më të shkurtër. Hipnoza mund të përdoret gjatë operacioneve të tilla ku pacienti duhet të qëndrojë zgjuar pa humbur ndjenjat, si në rastet e stimulimi të thellë të trurit për pacientët që vuajnë nga sëmundja e parkinsonit. Gjatë një ndërhyrjeje të tillë kirurgën vendosin në trurin e pacientit elektroda për të nxitur zonat e trurit që kontrollojnë lëvizjet. Kirurgu Michael Kaplit pranë qëndrës mjekësore Kornell në Nju Jork kryen shpesh procedura të tilla. Ai thotë se ideja e përdorimit të hipnozës i pëlqen, por do të dëshironte që në këtë fushë të kryeshin studime të tjera. Ndërsa doktor Spigel thotë se hipnoza mund të përdoret për çdo procedurë ku nuk përdoret narkoza apo anestezia, për t’i ndihmuar pacientët të operoheshin me sa më pak vështirësi apo komplikime.

XS
SM
MD
LG