Lidhje

Vaclav Havel - një nga personat më të mirënjohur në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut - 2004-10-02


Vaclav Havel është një nga personat më të mirënjohur në botë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai sfidoi sistemin komunist në vendin e tij të lindjes Çekosllavaki. Ai u bë një figurë e rëndësishme e reformat demokratike në periudhën pas-sovjetike. Ai u bë president i republikës Çeke. Gjatë jetës së tij, Zoti Havel ka vazhduar të jetë në vijën e parë të luftës mes lirisë dhe totalitarizmit.

Në vitin 2003, Zoti Havel, Sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright, ish disidenti polak Adam Michnik dhe ish disidentja ruse Elena Bonner themeluan Komisionin Ndërkombëtar për Demokraci në Kubë. Komisioni po punon për të ushtruar presion mbi Fidel Castro-n në mënyrë që ai të braktisë sistemin komunist dhe të respektojë të drejtat e njeriut për popullin kuban.

Gjatë një takimi të kohëve të fundit të komisionit në Pragë, zoti Havel përmendi arrestimin e para 18 muajve të 75 disidentëve kubanë, “krimi” i vetëm i të cilëve kishte qenë pse kërkonin liri për popullin kuban. 75 personave u janë nënshtruar gjykimeve të inskenuara dhe janë dënuar me deri 28 vjet burg. Kuba është një burg gjigant, tha zoti Havel. “Është e pamendueshme dhe e papranueshme që njerëzit të vazhdojnë të burgosen në Kubë për shkak të ideve dhe politikës së tyre paqësore.”

Presidenti George W. Bush është dakort. Ai thotë se liria në Kubë do të fitojë.

“Lufta për liri vazhdon në qytetet e këtij ishulli të bukur, në burgjet e Kastros dhe në zemrat e çdo patrioti kubanez. Asnjë tiran nuk mund t’i qëndrojë gjithmonë fuqisë që ka liria, sepse shpresa për liri gjendet në çdo zemër.”

Ish presidenti çek Vaclav Havel thotë se edhe ai po pret me padurim fundin e komunizmit në Kubë. Dhe ai i përshëndet ata disidentë që kundërshtojnë Kastron dhe sistemin e tij. “Çdo person modern dhe që e do lirinë,” tha ai, “ndjen ...një ndjenjë solidariteti edhe me ata që janë të ndaluar të jetojnë në vendin e tyre, ose ta vizitojnë atë lirisht, gjithashtu me ata që janë të detyruar të jetojnë brenda vendit të tyre me frikë të vazhdueshme, duke mos qënë në gjendje të largohen ose të kthehen aty sipas dëshirës së tyre.”

//ze//

XS
SM
MD
LG