Lidhje

Zyrtarë amerikanë dhe irakianë thonë se ofensiva e Samarrës ishte e suksesshme - 2004-10-02


Zyrtarë amerikanë dhe irakianë thonë se ofensiva kundër kryengritësve në bazën e tyre të Samarrës, në veri të Bagdadit, ka qenë kryesisht e suksesshme dhe se vetëm një numër i vogël xhepash qendrese mbeten në qytet.

Qetësia mbretëroi dje në pjesën më të madhe të Samarrës, me përjashtim të zjarrit sporadik të armëve në qendër të qytetit.

Në ofensivën dy-ditëshe që ka për synim shtypjen e kryengritjes para zgjedhjeve mbarëkombëtare të janarit, kanë humbur jetën një ushtar amerikan dhe më shumë se 100 kryengritës.

Në Falluxha, aeroplanët luftarakë amerikanë bombarduan për të dytën herë brënda 24 orësh zona të dyshuara si strofka terroristësh. Mjekë vendorë thonë se 7 persona ishin vrarë në një sulm të mëparshëm.

Në Mosul, shpërthimi i një makine bombë shkaktoi plagosjen e dy ushtarëve amerikanë.

Dhe në disa qytete kurde të Irakut verior, dhjetëra mijëra kurdë demonstruan duke kërkuar krijimin e një Kurdistani të pavarur me Kirkukun si kryeqytet.

XS
SM
MD
LG