Lidhje

Takimi vjetor i FMNsë dhe Bankës Botërore - 2004-10-02


Delegatë nga 184 vende po marrin pjesë në takimin e përvitshmë dy ditor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Takimet me dyer të mbylluara po zhvillohen sot në Washington nën masa të rrepta sigurimi pas njoftimit në muajin gusht se FMNja dhe Banka Botërore mund të jenë objektiva të mundshme për sulme terroriste.

Në një fjalim që parashtrohej plani i punës, presidenti i Bankës Botërore Jim Wolfensohn tha se takimi i këtij viti do të përfshijë diskutime mbi terrorizmin, varfërinë, uljen e borxheve dhe ndihmat për zhvillim.

Ai tha se qëllimi kryesore të konferencës është financimi i Shoqatës për Zhvillimin Ndërkombëtar, pjesa e Bankës që jep hua për vendet më të varfëra.

Shoqata për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si IDA e cila jep hua pa interes dhe grante për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, disbursoi një shumë rekord prej 9 miliardë dollarësh vitin e kaluar, gjysma e së cilave ishte për Afrikën.

XS
SM
MD
LG