Lidhje

Irak: vriten 4 persona gjatë sulmeve ajrore amerikane  - 2004-09-27


Ushtria amerikane në Irak njoftoi se të paktën katër persona u vranë gjatë sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve që përdoreshin nga kleriku radikal shiit Moktada al-Sadër.

Burime nga spitali thanë se 40 të tjerë u plagosën. Përmes një deklarate forcat amerikane njoftojnë se sulmi i kryer sot në agim kishte në shenjestër pozicionet e militantëve në lagjen Sadër të kryeqytetit - një rajon ku ka patur luftime të shpeshta mes forcave të koalicionit dhe milicisë së al-Sadr-it.

Në një incident tjetër, në qytetin verior të Mosul-it, shpërthimi i një makine bombë vrau të paktën tre anëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane dhe plagosi pesë të tjerë.

Policia njoftoi se auto-bomba shpërtheu gjatë kohës që aty pranë po kalonin disa automjete transpotoni të personelit të gardës. Ndërkohë, katër civilë irakianë u vranë nga një bombë tjetër që shpërtheu në anë të rrugës në qytetin e Bakubës, në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG