Lidhje

Pauell: nevojiten përpjekje të mëtejshme për shtypjen e kryengritjes irakiane - 2004-09-26


Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell thotë se kryengritja në Irak po keqësohet dhe se do të nevojiten përpjekje të mëtejshme për ta shtypur atë.

Në një intervistë që dha sot në televizionin amerikan, zoti Powell tha se koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara po përpiqet të fuqizojë forcat irakiane të sigurisë para zgjedhjeve të planifikuara për në janar. Ai tha gjithashtu se është e nevojshme të zhvillohet një konfererencë ndërkombëtare muajin e ardhshëm, për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes në Irak.

Por zoti Powell këmbënguli përsëri se duhet të synohet që të gjithë irakianët, duke përfshirë edhe ata nga rajonet ku ka patur dhunë, të marrin pjesë në votime.

Komandanti kryesor ushtarak në rajon tha në një intervistë për rrjetin telelviziv NBC se dhuna e vazhdueshme mundet të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve në disa rajone. Por gjenerali John Abizaid këmbënguli se kryengritja irakiane nuk ka dalë jashtë kontrollit.

XS
SM
MD
LG