Lidhje

Allaui: demokracia do të triumfojë në Irak - 2004-09-25


Kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh në qytetin Nju Jork, mes vendeve të përfaqësuara në sesion ishte edhe Iraku sovran. Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Ijad Allaui, thotë se megjithë vazhdimin e kryengritjes në vendin e tij, demokracia ka filluar të lëshojë rrënjë: “Ne po i mposhtim terroristët. Naxhafi, Samarra, Mosuli dhe Basra janë shembuj të gjallë të përparimit të ndjeshëm që është bërë. Dhe kjo është e gjitha rrjedhim i vendosmërisë së popullit irakian, drita që ai sheh në fund të tunelit. Demokracia, tha udhëheqësi irakian, do të triumfojë. Çështjet dhe kultura e të drejtave të njeriut do të triumfojnë.”

Një Irak demokratik ka armiq të pamëshirshëm për shkak se terroristët janë të vetëdijshëm për pasojat që sjell për ta drejtimit që merr Iraku, thotë Presidenti Bush. Ata e dinë se një Irak i lirë në zemër të Lindjes së Mesme do të jetë një grusht vendimtar kundër ambicjeve të tyre për rajonin: Prandaj, një organizatë terroriste e lidhur me al-Kaidën, thekson Presidenti Bush, është një nga grupet kryesore që vret sot njerëz të pafajshëm në Irak, duke zhvilluar një fushatë shpërthimesh kundër civilëve dhe duke ekzekutuar me prerje koke njerëz të rrëmbyer. Forcat e koalicionit që shërbejnë në Irak po përballen me terroristë dhe luftëtarë të huaj, me qëllim që vendeve paqesore në gjithë botën nuk do t’u duhet kurrë të përballen me ta brenda kufijëve të tyre.”

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po qendron përkrah një forcë irakiane sigurimi që vazhdon të rritet dhe të forcohet. Natoja po ndihmon në stërvitjen e personelit të sigurimit. Më shumë se 30 vende po ndihmojnë me para dhe ekspertiza për rindërtimin e infrastrukturës së Irakut. Dhe vetë irakianët po përgatiten për zhvillimin e zgjedhjeve kombëtare në janar.

Ne parashikojmë, tha Presidenti Bush që sulmet terroriste në Irak të intensifikohen. Por, përgjigjja e përshtatshme ndaj vështirësive, theksoi ai, nuk është tërheqja por ngadhënjimi.

XS
SM
MD
LG