Lidhje

OSBE: konferencë dy-ditëshe mbi të drejtat e viktimave të trafikut njerëzor - 2004-09-24


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë hapi një konferencë dy-ditëshe mbi të drejtat e viktimave të trafikut me qenie njerëzore.

OSBE-ja thotë se rreth 180 ekspertë ndërkombëtarë në konferencën e Helsinkit kanë në plan të diskutojnë rreth mbrotjes së viktimave të trafikut me qenie njerëzore, të drejtën e tyre për mbrotje ligjore dhe për kompensim.

Sipas studimeve ndërkombëtare, trafiku me qenie njerëzore zhvillohet kryesisht nga grupe të krimit të organizuar që u premtojnë grave të reja kryesisht nga vende të varfëra vende pune si kamariere në Evropën Perëndimore dhe në vende të tjera të industrializuara. Gratë e reja përfundojnë shpesh në industrinë e seksit dhe janë të rralla rastet që ato mund të ikin për shkak të frikës se do të arrestohen dhe të kthehen në vendet e tyre të lindjes. //az//

XS
SM
MD
LG