Presidenti Bush dhe Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Iyad Allawi, thonë se demokracia në Irak do të triumfojë dhe se zgjedhjet e lira do të zhvillohen në janar, ashtu siç është parashikuar.
Duke folur me gazetarët pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë sot, të dy udhëheqësit i përshkruan goditjet kundër kryengritësve në Irak si një front në luftën globale kundër terrorizmit.
Presidenti Bush tha se në qoftë se zgjedhjet do të zhvillohen, demokracia do të hedhë rrënjë të përherëshme në Irak dhe terroristët do të pësojnë një humbje të thellë.
Më parë, udhëheqësi irakian mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan, ku u tha ligjvënësve se përpjekjet për vendosjen e stabilitetit dhe demokracisë në Irak po japin rezultat.