Lidhje

SHBA: Sot festohet Dita e Punës  - 2004-09-05


Çdo vit, këtu në Shtetet e Bashkuara në të hënën e parë të shtatorit festohet Dita e Punës. Në këtë ditë nderohet kontributi i punëtorëve amerikanë në një shoqëri të lirë dhe të begatë.

Historia e punëtorit amerikan është historia e sipërmarrjes, vizionit dhe punës së madhe, që transformoi një vend të shkretë në fuqinë më të madhe ekonomike të botës. Ajo është historia e njerzve të ardhur nga shumë vende, të cilët krijuan një vend punëtorësh, që më pas u bënë punëdhënës, një vend i skllevëre, që u bënë qytetarë të lirë, të cilët krijuan qeverinë e tyre, që ajo t’u shërbente atyre dhe jo të ishte padroni i tyre.

Punëtorët amerikanë e shfrytëzuan pushtetin e tyre politik për t’i bërë standartet e punës në Shtetet e Bashkuara më të lartat në botë. Punëtorëve iu garantua e drejta që të organizohen në sindikata të lira e të pavarura dhe të hyjnë në negociata kolektive me punëdhënësit e tyre. Puna e detyruar u ndalua. Kushtet e sigurta të punës, rroga të drejta, sigurime për të papunët, kufizimi i punës së fëmijëve, dita e punës 8-orëshe dhe përfitime të tjera u garantuan me ligj. Në Shtetet e Bashkuara dikriminimi i marrjes në punë në bazë të racës, gjinisë, fesë dhe përkatësisë etnike u ndalua. Gjithashtu të moshuarve dhe të paaftëve iu garantuan sigurimet shoqërore dhe kujdesi shëndetsor.

Ndërkohë që shumica e amerikanëve festojnë Ditën e Punës, presidenti George W. Bush tha se Shtetet e Bashkuara u janë mirënjohës atyre amerikanëve, që punojnë shumë dhe që ditën e sotme nuk e kanë pushim.

“Anëtarët e ushtrisë amerikane, që po fitojnë luftën kundër terrorit. Kjo luftë vazhdon, sepse ne e duam lirinë, të cilën e urrejnë armiqtë tanë. Kjo luftë vazhdon sepse ka vrasës gjakftohtë, të cilët mbajnë peng një besim fetar. Kjo luftë vazhdon sepse ne refuzojmë të pushojmë.”

Udhëheqësi i punëtorëve amerikanë, Samuel Gompers tha një herë: “Ajo që është e drejta e një njeriu është e drejta e shumë njerzve.” Punëtorët amerikanë, nëpërmjet mënyrave paqësore dhe demokratike, kanë siguruar me sukses të drejta që punëtorët kudo në botë meritojnë.

//ze//

XS
SM
MD
LG