Lidhje

Policia e New Yorkut arreston dy persona të akuzuar se po komplotonin një sulm me bombë - 2004-08-28


Policia e New Yorkut ka arrestuar dy persona nga lagja Bruklin, dhe i ka akuzuar ata se po komplotonin një sulm me bombë në metronë e Manhatanit.

Policia tha se personat u arrestuan dje pasi ishin përpjekur të siguronin lëndë plasëse për të hedhur në erë stacionin në sheshin Herald.

Të dy të pandehurit ndeshen me akuza federale. Por një zyrtar theksoi se, pavarësisht nga momenti i arrestimeve, komploti nuk duket se kishte lidhje me Kuvendin e Partisë Republikane që do të fillojë javën e ardhshme në New York, dhe se sulmi ishte ende në fazën e planifikimit.

Gazeta New York Times shkruan se arrestimet u kryen pas të dhënave të marra nga një informator.

Aktualisht në qytet janë vënë në zbatim masa të rrepta sigurimi.

XS
SM
MD
LG