Lidhje

Hidhet poshtë kërkesa e ushtarit të akuzuar për keqtrajtimin e të burgosurve irakianë - 2004-08-23


Një gjykatë ushtarake amerikane hodhi poshtë kërkesën e një ushtari të akuzuar në skandalin e keqtrajtimit të të burgosurve irakianë për të mos lejuar paraqitjen në gjyq të fotografive me pamje nga keqtrajtimet, të konfiskuara nga kompjuteri i tij.

Në procedurat para-gjyqësore sot në bazën ushtarake amerikane në Manheim të Gjermanisë, gjykatësi James Pohl i hodhi poshtë argumentat e avokatëve të rreshterit Charles Graner se klienti i tyre kishte qenë shumë i lodhur dhe nuk kishte ushtruar të drejtat e tij kur dorëzoi fotografitë me pamje nga keqtrajtimi i të burgosurve në burgun Abu Graib.

Por gjykatësi tha se mund ta shqyrtojë kërkesën, pasi prokurorët t’i përzgjedhin fotografitë. Gjykatësi Pohl hodhi poshtë gjithashtu një mocion për të zhvilluar gjyqin në një vend tjetër, si rrjedhojë e bërjes publike të çështjes në Bagdat.

Po këtë javë do të paraqesin mocionet e tyre para-gjyqësore edhe tre ushtarë të tjerë të akuzuar në këtë çështje.// lk //

XS
SM
MD
LG