Lidhje

Amerikani Phelps fiton medaljen e pestë të arit, por heq dorë nga gara e fundit - 2004-08-21


Amerikani Michael Phelps fitoi medaljen e pestë të arit në lojrat olimpike të Athinës, por njoftoi se nuk do të konkurrojë në garën e fundit nesër, ku pritej të fitonte medaljen e tetë në këto lojra.

Notari amerikan, Michael Phelps, fitoi dje medaljen e artë në garën 100 metra flutur, duke thyer edhe rekordin olipmpik. Bashkëatdhetari i tij, Ian Crocker, u radhit i dyti me medaljen e argjendit, i pasuar nga Andrij Serdinov i Ukrainës me medlajen e Bronzit.

Më pas, Michael Phelpsi njoftoi se nuk do të marrë pjesë nesër në garën 4 me 100 stil i prëzier, duke i lënë vendin Ian Crockerit. Kjo do të thotë se 19 vjeçari nuk do të barazojë rekordin prej 8 medaljesh në një olimpiadë të vendosur në vitin 1980 nga gjimnasti rus, Aleksandër Ditjatin.

Amerikani 29 vjeçar Gary Hall vërtetoi se mosha nuk është pengesë, duke fituar për të dytën olimpiadë me radhë medaljen e arit në garën 50 metra stil i lirë. Medaljen e argjendit në këtë garë e fitoi kroati Duzhe Draganja, i pasuar nga afrikano-jugori Roland Shuman.

Kristi Koventri i Zimbabvesë fitoi medaljen e arit në 200 metra stil i lirë, kurse vendin e parë në garën 800 metra stil i lirë doli Ai Shibata e Japonisë.

Në çiklizëm, Ana Meares e Australisë u bë gruaja e parë që përshkon distancën 500 metra në më pak 34 sekonda, duke siguruar medaljen e arit. Kris Hoj i Britanisë fitoi medaljen e Arit në garën një kilomatër.

Kina vazhdoi të mbizotërojë në pingpong. Wang Nan dhe Zhang Yining fituan medaljen e arit për femra duke mundur Lee Eum-sil dhe Seok Eun-mi të Koresë së Jugut. Guo Ue dhe Niu Gjianfeng të Kinës fituan medaljen e bronzit.

Në Badminton, koreanojugorët Kim Dong-Moon dhe Ha Tae-Kwon mundën atdhetarët e tyre Lee Dong-Soo dhe Yoo Jong-Sung, duke siguruar medaljen e arit për meshkuj.

Në harkëtari, ekipi i Koresë së Jugut mundi Kinën duke siguruar medaljen e arit për femra. Tajvani fitoi medaljen e bronzit.

Japonia vazhdoi mbizotërimin në xhudo. Keixhi Suzuki fitoi medaljen e arit për meshkuj në peshën 100 kilogramë dhe Maki Tsukada zuri vendin e parë për femra në peshën 78 kilogramë.

Anëtari i ekipit amerikan fitoi medaljen e arit në qitje, në gaën 50 metra me pushkë. Rusja Liobov Galkina zuri vendin e parë në garën 50 metra tre pozicione me pushkë për femra.

Italiani Ivano Brugneti fitoi medjaljen e arit në garë 20 kilometra ecje sportive për meshkuj. Rekordmeni botëroro Kenenisa Bekele i Etiopisë fitoi garën 10 mijë metra.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë tabelën e medaljeve me 40, 17 prej tyre ari. Kina ka 36, 15 ari; pastaj vjen Japonia me 19 medalje, përfshirë 12 ari, e pasuar nga Australia, Rusia dhe Italia.

XS
SM
MD
LG