Lidhje

Propozimi i kryeministrit Sharon për tërheqjen e kolonëve nga Rripi i Gazës pëson goditje të rëndë - 2004-08-19


Propozimi i kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, për tërheqjen e kolonëve izraelitë nga Rripi i Gazës pësoi një goditje të rëndë, kur Partia Likud votoi kundër krijimit të një qeverie të re koalicioni me qëllim që të sigurohej miratimi i planit.

Shumica e anëtarëve të Partisë Likud votuan kundër propozimit për të ftuar Partinë Laburiste të opozitës për të formuar një qeveri të bashkimit kombëtar.

Zoti Sharon u detyrua të kërkonte një aleancë me Partinë Laburiste pasi partia e tij humbi shumicën paramentare në maj, kur disa anëtarë të saj djathtistë u tërhoqën në shenjë proteste kundër planit për tërheqjen nga Gaza. //az//

XS
SM
MD
LG