Lidhje

Ministri i Jashtëm australian i jep fund vizitës në Korenë e Veriut - 2004-08-18


Ministri i Jashtëm i Australisë, Alexander Downer, është larguar nga Pheniani pas përpjekjeve për të bindur qeverinë Koreane të braktisë programin e saj bërthamor.

Z. Downer dukej i lodhur të mërkurën pasi kishte përfunduar dy ditë bisedime me homologun e tij Paek Nam Sun dhe zyrtarë të tjerë. Ai u tha reporterëve se vizita kishte qenë frytdhënëse, pavarësisht se zgjidhja e çështjes bërthamore është një përpjekje afatgjatë.

Korea e Veriut nuk ka dhënë asnjë tregues se është e gatshme t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore. Ajo gjithashtu nuk ka thënë nëse do të marrë pjesë në raundin e katërt të bisedimeve 6-palëshe që ka për qëllim zgjidhjen e krizës.

Kina tha se beson që Korea e Veriut do të marrë pjesë në bisedime. Pekini i nxiti të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe elasticitetin ndërkohë që u japin zgjidhje pozicioneve të tyre të ndryshme.

XS
SM
MD
LG