Lidhje

Klerikët ekstremistë të Iranit e shohin popullin si armikun e tyre më të madh - 2004-08-16


Ashtu si të gjithë sunduesit despotikë kudo në botë, edhe klerikët ekstremistë myslimanë që drejtojnë Iranin e shohin popullin si armikun e tyre më të madh. Për këtë arsye, thotë Këshilltarja amerikane për Sigurinë Kombëtare, Condoleeza Rice, sunduesit e Iranit i tremben rrugës së Irakut drejt demokracisë.

“Ata e kuptojnë se prirja e Irakut drejt një qeverie demokratike, jo teokratike, si ajo e regjimit iranian, një qeveri islamike, por jo teokratike, do të nxirrte në pah disa nga dobësitë e regjimit iranian. Mendoj se mullahët më shumë se gjithçkaje i druhen popullit të tyre dhe rrjedhimisht më shumë se gjithçkaje i tremben faktit që kur zërat e popujve të Lindjes së Mesme të fillojnë të dëgjohen nga qeveritë e tyre, populli iranian do të kërkojë të njëjtën gjë”.

Përmes mjeteve të tilla si Zëri i Amerikës dhe Radio Farda, thotë Presidenti Bush, Shtetet e Bashkuara po i përcjellin mesazhin e lirisë popullit të Iranit.

“Në Shtetet e Bashkuara ka një diasporë të madhe iraniano-amerikane, e cila pret me padurim që atdheu i saj të jetë i lirë. Ne po punojmë me ta, që së bashku t’u dërgojmë mesazhe njerëzve dhe të afërmve të tyre. Njëra nga mënyrat, madje mund të them nga metodat më të hapura, janë transmetimet radiofonike, një sistem i ri radioje që transmeton në Iran, mesazhi i së cilës është: Ne e dëgjojmë zërin tuaj, e dimë që doni të jeni të lirë dhe ne ju mbështesim në aspiratat tuaja për liri”.

Përveç kësaj, vendosmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Irakun që të bëhet demokratik, thotë Presidenti Bush, i dërgon popullit të Iranit një mesazh të qartë.

“...që liria është e arritshme. Me fjalë të tjera qatje ka reformatorë dhe njerëz që e duan lirinë, të cilët presin të shohin nëse ky vend, Shtetet e Bashkuara, feneri i demokracicë, është aq i fuqishëm saqë të mos i nënshtrohet presionit sado i madh që të jetë”.

“Duke i shërbyer idealit të lirisë, thotë Presidenti Bush, ne u sjellim shpresë të tjerëve dhe kështu vendi ynë bëhet më i sigurt...Vendet e lira nuk janë eksportues të terrorit. Vendet e lira ushqejnë ëndrrat e shtetasve të tyre. Vendet e lira janë paqësore”.

//ze//

XS
SM
MD
LG