Lidhje

Forcat amerikane dhe ato irakiane marrin nën kontroll qendrën e qytetit të shenjtë, Naxhaf - 2004-08-13


Forcat amerikane dhe ato irakiane morën nën kontroll qendrën e qytetit të shenjtë, Naxhaf, në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë që ka për synim të shtypë rebelimin një javor nga ekstremistë besnikë të klerikut radikal shiit, Maktada al-Sadër.

Avionë luftarakë amerikanë dhe artileria goditën shtëpinë e klerikut dhe pozicionet e milicisë pranë Xhamisë së Imam Aliut, faltorja më e shenjtë në Naxhaf.

Kryeministrit Iad Allawi u bëri thirrje kryengritësve të ulin armët, por Moktada al-Sadri, për të cilin mendohet të jetë brenda në Xhaminë e Imam Aliut, është zotuar të luftojë deri në vdekje.

Anëtarë të milicisë shiite u angazhuan në luftim me forcat amerikane dhe irakiane edhe në qytetin fqinj, Kufa, në Bagdad dhe në qytetin jugor Kut, pranë kufirit me Iranin, ku njoftohet se humbjet ishin të mëdha. //az//

XS
SM
MD
LG