Presidenti iranian, Muhamed Khatami, thotë se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për zhvillimin e teknologjisë bërthamore paqësore, edhe nëse do të përballet me sanksione ndërkombëtare.
Presidenti Khatami tha se Irani është i gatshëm ta paguaj atë çmim nëse vendosen sanksionet.
Ligjëvënësit iranianë të vijës së ashpër e kanë akuzuar qeverinë e tij se ka bërë lëshime të tepërta duke rënë dakord të pranojë inspektime pa paralajmërim dhe të pezullojë programin e pasurimit të uraniumit.
Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po përpqitet të zhvillojë fsheurazi armë nërthamore.
Të mërkurën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Irani ka një program të fshehtë armësh dhe një sistem për hedhjen e tyre, gjë që përbëjnë kërcënim për qendrueshmërinë.
Ai e bëri këtë koment pasi Irani kreu një provë me një veriant të ri raketash balistike me rreze që mund të arrijë territorin izraelit. //az//