Mes filmave të tjerë që dalin sot në kinematë amerikane është edhe "Kandidati Manchurian" me aktorët kryesor Denzel Washington në rolin e një ushtaraku amerikan, Meryl Streep dhe John Voight. Një film fantastik i trilluar ku një ushtar i karrierës, majori Bennet Marko luajtur nga Denzel Washington, ngre dyshime për kohën që ishte kapur rob në lutën e parë të Gjirit Persik sëbashku me kapitenin e skuadrës së tij, Raymond Shaw, i cili bëhet kandidat për postin e zëvendës presidentit të Amerikës. Ngjarjet zhvillohen dhjetë vjet pas luftës së gjirit dhe Denzel Washington mundohet të njoftojë kapitenin e tij të dikurshëm që tani po konkuron për postin e zëvendës presidentit, se zgjedhja e tij do të ishte e rrezikshme për vendin pasi....mënyra e tyre e të menduarit kontrollohet nga armiku që dikur i kishte rrëmbyer ata.
Ngjarja trilluese ngjason me filmin e vitit 1962 me aktorët kryesorë Frank Sinatra dhe Agela Lansbury. Megjithë ndryshimet e shumta me filmin e vitit 62, kritikët thonë se filmi do të pritet mirë nga shikuesit.
***
Një tjetër film që del sot në kinema gjithashtu është i zhanrit fantastik, trillues. "The Village", Fshati ka mbledhur aktorët e njohur Adrien Brody dhe Sigourney Weaver. Ngjarja shtjellon ballafaqimin e një fshati të izoluar me një krijesë që fshihet në pyllin e dendur. Në pamjen e parë ky fshat i shekullit të 19-të duket mjaft i qetë. Por ky komunitet jeton nën panikun dhe frikën e disa krijesave, që jetojnë përkarshi tyre në pyll.
Frika është aq e madhe saqë asnjë nga fshatarët nuk futet në pyll. Megjithë këshillat e të moshuarve, një kureshtar kërkon të kapërcejë kufinjtë e frikës. I gjithë fshati dhe familja e këshillojnë djaloshin që të heqë dorë nga kureshtja e tij. Vajtja e tij në pyll, prish edhe marrëveshjet e pashkruara midis fshatarëve dhe krijesave të pyllit.
***
Një gjykatë e lartë e qytetit Los Angeles ka denuar këngëtaren e njohur të muzikës rock,Courtney Love, që ti nënshtrohet një programi 18 muajor në një qender rehabilitimi për drogen. Ajo pranoi akuzën e ngritur ndaj saj që nga viti i kaluar. Thuhet se ajo u mundua të futej me forcë në shtëpinë e ish të dashurit të saj. Gjykata gjithashtu e urdhëroi këngëtaren Love që të largohet nga alkoli dhe të mos frekuentonte vendet që shërbejnë pije alkolike.
***
Perdja e sekreteve që rrethojnë akuzat ndaj Michael Jakson për mardhënie intime me të mitur është ngritur pjesërisht dhe detajet që po dalin nuk janë të pëlqyeshme. Prokurorët e kanë akuzuar yllin e muzikës pop për joshte të djalit të mitur dhe pastaj mbajtjen e tij dhe të familjes së tij të bllokuar derisa ata i hodhën poshtë publikisht akuzat ndaj Jacksonit.
Njoftohet se Michael Jackson e burgosi fëmijën dhe familjen e tij në fermë dhe i detyroi ata që të hidhnin poshtë para kameras akuzat e një dokumentari teliviziv që e lidhte këngëtarin me marrëdhënie me djem të vegjël. Michael Jakson do të gjykohet me 31 janar, ndërkohë që ai vazhdon të ndiqet në gjendje të lirë pasi ka paguar një shumë prej 3 milion dollarësh.