Një trup apelimi në gjykatën e Hagës uli burgimin për një gjeneral të kroatëve të Bosnjes që u dënua për krime gjatë konfliktit boshnjak dhe rrëzoi shumicën e akuzave kundër tij.
Gjykata rrëzoi sot 16 nga 19 akuzat kundër gjeneralit Tihomir Blaskic dhe shkurtoi dënimin e tij nga 45 në 9 vjet. Ai ka bërë deri tani 8 vjet burg.
Gjykata e krimeve të luftës e shpalli fajtor gjeneralin për përgjegjësi komanduese në vdekjen e rreth 100 civilëve muslimanë në një fshat në Luginën Lasva të Bosnje Herzegovinës qëndrore në fillim të viteve 90.// lk //