Lidhje

Sport: A ka përdorur Armstrong substanca të ndaluara? - 2004-07-26


Pasi Lance Armstrong fitoi Turin e Francës për të gjashtë herë, madje radhazi, askush nuk e di ende se sa vjet do të mbetet ky rekord në fuqi ose a Armstrong ta fitojë për të shtatën herë këtë tur vitin tjetër? Të gjitha këto mbeten me pikëpyetje, ndërkohë që vazhdojnë debatet mbi në akuzat ndaj super-çiklistit për përdorim substancash të ndaluara.

Në ngjitjet më të pjerrëta e zbritjet me shpejtësi shigjete La nce Armstrong mposhti çdo sfidant. Megjithatë reja e dyshimit se çiklizmi dhe mbizotëruesi i tij janë të njollosur nga përdorimi i dopingut. ”Kontrollet në çiklizmin e 2004-ës janë shumë-shumë më të rrrepta se kurrë më parë”, thotë Lance.

Për herë të parë, çiklistët iu nënshtruan analizave të gjakut, ndërkohë që fituesi i çdo etape i nënshtrohej analizës së urinës, madje para festimit. Deri në fund të turit, Armstrongu ka bërë të paktën 5-6 analiza: reultati negativ. Por kjo nuk do t’ua mbyllë gojën skeptikëve. Kur filloi turi para tri javësh, deri edhe organizatorët e pranonin se shumë çiklistë vazhdojnë të marrin substanca të palejueshme. Dhe Armostrong i është nënshtruar kontrolleve më rigoroze.

Në fillim të turit të sivjetëm, tri herë fituesi i tij, amerikani tjetër, Greg Lemond vuri në diskutim suksesin e pakrahasueshëm të Armstrongut, veçançërisht pas diagnostikimit me kancer. ”Nëse nuk ka përdorur drogë, është ripërtritja më e madhe sportive ndonjëherë, por nëse jo, atëherë është mashtrimi më i madh”.

Një libër i sapodalë në treg, ku citohen ish-anëtarët të ekipit të Armstrongut, e akuzon këtë të fundit se ka përdorur EPO - një substancë e ndaluar kjo - gjë që analizat e Armstrongut nuk e kanë provuar asnjëherë. David Walsh, autor i librit: ”EPO është tepër e efektshme dhe ka marrë gati përmasat e korrupsionit në garë”.

Pas fitores së njërës prej etapave, Armstrong tha se sekreti i suksesit të tij është i qartë dhe i thjeshtë: ”Angazhim i plotë dhe stërvitje e fortë”.

Megjithatë, disa nga tifozët e tij më të zjarrtë kërkojnë për analiza më rigoroze për të hedhur poshtë njëherë e përgjithmonë akuzat për doping. Përdorimi i drogës është një e keqe e madhe për çiklizmin dhe e papranueshme.

Armstrong është me të vërtetë një çiklist i madh, por reja e dyshimit do të mbetet përderisa sporti i tij vazhdon luftën me rivalin më të madh.

Boks: Mike Tyson kthehet në ring me shpresat e një karriere të re

Mike Tyson do t’i kthehet ringut pas 17 muaj mungese. Të premten ai do të ndeshet me ish-kampionin e Britanisë dhe të Komunelthit, Danny Williams.

Kjo ndeshje shihet si një përpjekje e Mike Tysonit për t’iu rikthyer karrierës së tij. Shumë analistë mendojnë se kjo përpjekje motivohet nga nevoja e Tyson-it për të dalë nga gjendja e tij e vështirë financiare.

Karriera e paqendrueshme e Tyson-it është karakterizuar nga periudha të gjata pushimi. E para ishte kur vuajti tre vjet burg nën akuza përdhunimi, ndërsa një tjetër zgjati 17 muaj pasi kafshoi veshin e boksierit Evander Holyfield më 1997.

Danny Williams thotë se Tysoni mund ta marrë lehtë atë, por se ai mund t’i hapë probleme të paparashikueshme. Madje ai thotë se do ta mundë Tyson-in //az//

XS
SM
MD
LG