Lidhje

Trupat irakiane vrasin 15 ekstremistë - 2004-07-26


Trupat e Gardës Kombëtare dhe të policisë irakiane të mbështetura nga forcat amerikane vranë të paktën 15 ekstremistë në një përpjekje në veri të Bagdadit dje.

Zyrtarët amerikanë thanë se kryengritësit u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit pasi sulmuan forcat irakiane të sigurimit në afërsi të Buhrizit, 55 kilometra larg kryeqytetit. Irakianët mbronin forcat amerikane që po kryenin një kontroll në rajon.

Në një zhvillim tjetër dje, Pakistani tha se beson se kryengritësit rrëmbyen dy shoferë paksitanezë kamioni, që figurojnë të humbur që nga e premtja.

Ndërkaq, nuk ka patur asnjë njoftim për fatin e shtatë shoferëve që u rrëmbyen javën e kaluar. Të premten, rrëmbyesit e tyre shtynë deri nesër afatin për ekzekutimin e tyre me prerje koke, një në 72 orë, në qoftë kërkesat e rrëmbyesve nuk plotësoheshin.

XS
SM
MD
LG