Ciklisti amerikan Lance Armstrong hyri sot në histori duke fituar Turin e Francës. Është hera e gjashtë radhazi që ai kalon i pari vijën e finishit në Paris.
Titulli i tij i gjashtë brenda 6 vjetësh e ve Armstrongun mbi katër kampionët e mëdhenj të kasaj gare të cilët e kanë fituar atë 5 herë.
Armstrong e thyen rekordin vetëm 8 vjet pasi mjekët i dhanë atij shanse fare të pakta për të shpëtuar nga kanceri që i ishte përhapur në mushkëri dhe në tru.
Ekspertët e ciklizmit thonë se ciklisti 32 vjeçar nga Teksasi, Lance Armstrong, nuk ka qenë kurrë ndonjë herë më i fortë fizikisht se këtë vit.
Presidenti Bush i telefonoi Armstrongut për ta uruar nga ferma e tij në Crawford të Teksasit.// lk //