Lidhje

Senatori Kerry përgatitet të pranojë emërimin si kandidat për president i demokratëve - 2004-07-25


Kandidati demokrat për president, John Kerry, i cili po përgatitet të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë së tij për të sfiduar Presidentin Bush në zgjedhjet e nëntorit, tha se synon t’u vërë në dukje votuesve se çfarë ka rëndësi për këto zgjedhje janë vlerat e përbashkëta që i bashkojnë Amerikanët.

Dje në Iowa, zoti Kerry tha se ai do të përqendrohet në shërbimin e përballueshëm shëndetësor, në vendet e punës me paga të mira, në një ushtri të fortë dhe në marrëdhënie miqësore me vendet e tjera. Zoti Kerry po bën tani një turne nëpër Shtetet e Bashkuara para se të shkojë javën e ardhëshme në Boston për kuvendin e Partisë Demokrate.

Masat e sigurimit për kuvendin janë tepër të rrepta dhe Departmenti i Sigurimit Kombëtar e ka deklaruar atë “ngjarje të sigurimit kombëtar”.

Ndërkohë, Presidenti Bush është me pushime në fermën e tij në Teksas dhe ka në plan të vazhdojë aktivisht fushatën një ditë pas kuvendit të Partisë Demokrate. Partia e tij republikane mban kuvendin e saj muajin e ardhëshëm në New York.

XS
SM
MD
LG