Lidhje

Forcat amerikane godasin ekstemistë irakianë - 2004-07-24


Forcat amerikane goditën me raketa një shtëpi, ku ata thanë se ishin mbledhur mbi dhjetë ekstremistë që kanë lidhje me terroristin e kërkuar Abu Musab al-Zarqawi.

Ushtria amerikane nuk tha nëse ka patur të vrarë nga goditja në Falluxha, por mjekët thonë se si pasojë e këtij aksioni u plagosën pesë vetë, mes së cilëve të paktën dy fëmijë.

Zyrtarët amerikanë thonë se goditja e djeshme u koordinua me qeverinë e Irakut dhe ishte bazuar në disa burime zbulimi.

Ndërkohë, nëntë irakianë humbën jetën kur furgoni i tyre u përplas me një tank amerikan në Bagdatin verior. Ndërsa në Mosul, policia thotë se persona të armatosur vranë një gjeneral irakian në pension dhe një fqinj të tijin, ndërsa ata po shkonin në lutjet e së premtes.

XS
SM
MD
LG