Lidhje

Gjykata e Hagës kritikon Naton për dështimin në kapjen e Radovan Karaxhiçit - 2004-07-13


Një zëdhënëse e gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në Hagë, kritikoi Naton që nuk veproi pas marrjes së informacionit të besueshëm për të kapur të dyshuarit kryesorë për krime lufte në Bosnje.

Zëdhënësja Florence Hartman, u tha gazetarëve në Sarajevë se në muajin shkurt, prokurorët njoftuan paqeruajtësit e Natos për vendndodhjen e saktë të Radovan Karaxhiçit, por Natoja, tha zëdhënësja nuk veproi. Ajo shprehu pakënaqësi të thellë për dështimin e aleancës për kapjen e tij.

Operacionet e Natos për kapjen e Karaxhiçit në janar dhe prill përfunduan pa sukses.

Burimet e Natos nuk pranuan të bënin ndonjë koment duke theksuar vetëm se ata marrin informacione nga një sërë burimesh, përfshirë gjykatën për krimet e luftës.

XS
SM
MD
LG