Bullgaria dhe Filipinet thonë se nuk do t’i ndryshojnë politikat e tyre ndaj Irakut për të përmbushur kërkesat e personave që kanë marrë peng disa shtetas bullgarë dhe filipinas dhe kërcënohen se do t’i ekzekutojnë ata.
Ekstremistë që kanë lidhje me udhëheqësin kryengritës Abu Musab al-Zarkawi thanë dje se do të vrasin dy shoferë kamionësh nga Bullgaria nëse forcat amerikane nuk lirojnë të gjithë të burgosurit irakianë brenda 24 orësh.
Në një tjetër zhvillim, ekstremistë të armatosur kërcënuan të mërkurën se do të vrasin një peng filipinas nëse Filipinet nuk tërheqin trupat e tyre nga Iraku brenda 72 orësh.
Ndërkaq, një shpërthim i fuqishëm tronditi sonte qendrën e Bagdatit. Nuk është i qartë shkaku dhe nuk ka pasur njoftime për viktima.
//rd//