Parlamenti gjerman miratoi një ligj të ri të imigracionit që ka për qëllim të tërheqë punëtorë të kualifikuar dhe të nxjerr jashtë vendit personat e dyshuar si terroristë.
Legjislacioni i miratuar nga dhoma e lartë, është rezultat i negociatave disa vjeçare midis qeverisë së qendrës së majtë të kancelarit Gerhard Schrëder dhe opozitës konservatore gjermane. Ai hyn në fuqi më 1 janar.
Ligji i ri hap dyert për imigrimin e punëtorëve me kualifikim të lartë dhe nxit integrimin e tyre në shoqërinë gjermane. Ai përmirëson gjithashtu statusin e azilkërkuesve politikë dhe e bën më të lehtë deportimin e të dyshuarve për aktivitete ekstremiste.
Gjermania ka tani më shumë se 7 milion të huaj.
Gjatë viteve të fundit ajo është përballur me mungesë të punëtorëve të kualifikuar dhe një rënie të nivelit të lindjeve që ka tronditur besimin te ekonomia e vendit.